Shko te përmbajtja

Wikipedia:Administrata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Administratës
Administrata
Administrata është vendi ku jepen dhe hiqen të drejtat e kontrolluesve, të administratorëve dhe të burokratëve. Zgjidhni një procedurë për të parë rregullat e saj, për të bërë një kërkesë a kandidaturë ose për të votuar.
E drejta e kontrollit kërkohet pa votim, nga redaktorë me mbi 3 muaj përvojë dhe mbi 50 redaktime. Jepet me afate në rritje: 1 muaj, 3 muaj, 1 vit, pastaj përgjithmonë.
Asnjë kërkesë e hapur
Zgjidhen me votim, fillimisht për një vit. Kandidati duhet të ketë mbi 3 muaj përvojë dhe mbi 1000 redaktime; kërkohen të paktën 5 vota PËR dhe 75% mbështetje.
Asnjë kandidaturë e hapur
Zgjidhen me votim nga radhët e administratorëve të përhershëm; kërkohen të paktën 5 vota PËR dhe 75% mbështetje. Të drejtat jepen pa afat.
Asnjë kandidaturë e hapur
Heqja e të drejtave të një administratori ose burokrati: me votim në rast abuzimi, me kërkesë të vetë përdoruesit ose për shkak të pasivitetit.
Asnjë kërkesë e hapur
Robotët dhe veglat
Smallemrobot
Shton kërkesën ose kandidaturën e re në listën e saj brenda pak minutash dhe, një javë pas redaktimit të fundit të një kërkese të mbyllur, e zhvendos në arkiv. Çdo ditë përditëson kolonën Në detyrë të arkivave.
Votomativegël
Votoni me një buton, pa e redaktuar faqen; vegla e di kush ka të drejtë vote. Butoni Mbyll mbyll kërkesën dhe jep po aty të drejtat e miratuara: kërkesat për kontrollues i mbyllin administratorët, zgjedhjet dhe heqjet e të drejtave burokratët.
Aktivizohet te parapëlqimet.
Aktualisht në komunitet veprojnë 16 kontrollues, 4 administratorë dhe 1 burokrat.
If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Votime dhe kërkesa të hapura
Nuk gjendet asnjë votim ose kërkesë e hapur.✓